E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiç: Deklaratat e Riker nxisin dhune

Duke folur për mediat vendase, Daçiç tha se komentet e Riker, nxisin dhunën dhe kane për synim qe te vendosin me force autoritetin e tyre edhe ne veri te Kosovës. Sipas tij, serbet ne veri, qe kane te njëjtat te drejta si dhe shqiptaret, e kane shprehur publikisht vendimin e tyre për te mos u integruar ne institucionet lokale. “Çdo veprim i kundërt me këtë vullnet, do te thotë përpjekje për t’i detyruar dhunshëm këta banore,” - ka deklaruar Daçiç Gjate vizitës se tij ne Prishtine javën e kaluar, ambasadori amerikan ne Shkup, Filip Riker mbajti një takim me kryeministrin Thaçi, te cilit i ofroi mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar për vendosjen dhe sundimin e ligjit ne te gjithë territorin e Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›