E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bija e kapitenit per nostalgjiket e viteve 70

Kinemaja e se merkures ne sallen e Arkivit Qendror Shteteror te Filmit risjell per nostalgjiket e kinemase ruse filmin Bija e kapitenit Rusi 1959. Ky film u shfaq ne kinemate shqiptare ne vitet 70 dhe u prit shume mire nga publiku qe aso kohe kishte etje per artin sentimental. Filmi bazohet ne romanin e fundit te shkruar nga Aleksander Pushkin me regji te Vladimir Kaplunovskiy skenar te Nikolai Kovarsky. Interpretojne Iya Arepina Masha Mironova Oleg Strizhenov Pyotr Grinev Vladimir Dorofeyev Captain Mironov Sergei Lukianov etj. Filmi rrefen per intrigat e guximshme politike dhe eshte vendosur ne fund te shek. XVIII gjate mbreterimit te nje prej sundimtareve me te medhenj te Rusise Katerina e Madhe. Ne qender te historise eshte nje ushtar i ri Peter Griniev i cili caktohet per te kryer sherbimin ushtarak ne nje nga keshtjellat me te humbura te Rusise ne ate te Bjellogorskut. Kapiteni i keshtjelles Mironov ka nje vajze te bukur me emrin Masha e cila i hyn shume ne zemer Pjetrit kur ai eshte duke u sheruar nga plaget e marra ne nje duel me nje tjeter ushtar. shte koha kur ne Rusi ka filluar kryengritja e madhe e kozakeve. Udheheqesi i tyre Pugacevi ka nje marredhenie te vecante me Pjetrin pasi dikur ky i fundit i kish shpetuar jeten. Keshtjella e Bjellogorskut me gjithe rezistencen e madhe bie ne dore te kryengritesve. Ironikisht Pushkini e ka shkruar kete histori ne vitin 1836 dhe u vra nje vit me pas ne nje duel nje praktike se ciles ai gjithnje i kundervihej ne tregimet e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›