ARSYET E VENDIMIT-Statusi kandidat BE refuzon Shqiperine
MOSFUNKSIONIMI I PARLAMENTIT/ Komisioni Europian vendosi dje te mos i jape statusin e vendit kandidat Shqiperise por te nise negociatat me te sapo te jene plotesuar kriteret politike. Raporti i Brukselit per Shqiperine jep 11 rekomandime qe duhen te plotesohen per nje vendim pozitiv. Kushti i pare eshte funksionimi i Parlamentit mbi bazen e nje dialogu politik mes partive si dhe miratimi i ligjeve te lena pezull te cilat kerkojne 84 vota. Sipas raportit PS ka bojkotuar Kuvendinndersa Qeveria nuk ka gatishmeri per kompromis me opoziten. Kritikat e plota te raportit per kryetaren e Parlamentit Presidentin Qeverine dhe opoziten Ne Shqiperi mbizoteron kultura e mosndeshkimit te korrupsionit ne nivelet e larta
Nderkohe qe paralelisht me komunikimin e tij me mediat doli edhe raporti i Komisionit. Komisioni konsideron se negociatat per hyrjen ne BE duhet te hapen me Shqiperine sapo vendi te kete arritur shkallen e nevojshme te bashkepunimit me kriterin e anetaresimit dhe ne vecanti me kriteret politike te Kopenhangenit dhe kur institucionet te garantojne demokraci te dukshme rend dhe ligj thuhet ne pjesen e konkluzioneve dhe rekomandimeve per statusin. Ne dokument jane shenuar 11 rekomandime te cilat duhet ti plotesoje Shqiperia perpara se te hapen negociatat. Rekomandimet e para i kushtohen pikerisht krizes politike. Te siguroje funksionimin e Parlamentit te saj mbi bazat e nje dialogu politik konstruktiv dhe te qendrueshem mes partive politike te miratoje ligjet qe jane pezull te cilat kerkojne shumice te cilesuar ne Parlament te caktoje Avokatin e Popullit dhe te siguroje seance dhe proces votimi te rregullt ne Parlament per emerimet ne Gjykaten e Larte dhe Kushtetuese thuhet ne materialin e publikuar dje. Ne te njejten kohe Komisioni Europian ve theksin edhe te lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Zbatimi me efikasitet i strategjise kunder korrupsionit i qeverise dhe planit te veprimit heqja e pengesave per hetimet ne vecanti te gjykatesve ministrave dhe anetareve te Parlamentit zhvillimin e nje linje aktive per hetimin gjykimin dhe denimin ne rastet e korrupsionit te te gjitha niveleve Te forcohet lufta kunder krimit te organizuar bazuar ne vleresimin e rrezikut dhe hetimin aktiv duke rritur bashkepunimin me partneret rajonale dhe europiane dhe duke pasur nje koordinim me te mire me agjencite e zbatimit te ligjit. Te ndertohet nje strategji me te dhenat per kete fushe thuhet ne opinion.
Fule
Ne daljen para mediave ku prezantoi situaten per secilin nga vendet e rajonit komisioneri Fyle deklaroi se Per Shqiperine eshte arritur ne perfundimin qe negociatat do te hapen sapo vendi te arrije nje nivel te kritereve te Kopenhagenit qe kerkojne stabilitet ne institucione qe kerkojne garantimin e demokracise dhe shtetit ligjor. I bejme thirrje Shqiperise qe te vazhdoje me reformat e metejshme. Komisionieri deklaroi se kesaj here opinioni ishte me specifik dhe kerkoi qe politikanet shqiptare te te gjitha kaheve te tregojne pergjegjesi te njejte. Politikanet shqiptare duhet te zgjidhin krizen nese arrijne te dalin nga kriza dhe te permbushin kriteret mund te presin nje rekomandim pozitiv nga Komisioni tha Fyle.
Berisha Raporti do shnderrohet ne program pune per qeverine time
Pak minuta pasi komisioneri per Zgjerimin Stefan Fule beri te ditur raportin per Shqiperine drejtori i Ballkanit Perendimor per Zgjerimin Pierre Mirel u takua me Kryeministrin Berisha te cilit i dorezoi ne menyre simbolike punen e Komisionit. Ne deklaraten per mediat Kryeministri tha se te gjitha ceshtjet e ngritura ne opinion do te jene program pune per qeverine e tij. Fillimisht ai e quajti fisnik vendimin e BE per te hequr vizat me Shqiperine. Ne traditen e qeverise sime raporti i Komisionit Europian shnderrohet ne nje program pune ne interesin me te mire te procesit te integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian. Kjo do te thote se te gjitha perparesite e percaktuara dhe te gjitha mangesite e evidentuara ne kete raport do te shnderrohen ne prioritete te qeverise sime gjate muajve ne vazhdim dhe gjate vitit qe vjen tha Berisha. Nga ana e tij Mirrel vuri theksin pikerisht te funksionimi i Parlamentit si nje nga ceshtjet qe permendet me shume ne raport. Per shume muaj kryesisht qe nga perfundimi i zgjedhjeve te vitit te shkuar sipas vleresimit tone nuk funksionon plotesisht. Dhe kjo per mendimin tone eshte nje sfide e menjehershme. Ne fakt ky eshte edhe mendimi i Keshillit Europian. Kjo ka qene edhe pjese e perfundimeve qe ka nxjerre Keshilli Europian perpara nje muaji si edhe konkluzioni i Parlamentit Europian. Nje Parlament qe funksionon ashtu sic duhet eshte nje element kyc i kritereve politike te Kopenhagenit u shpreh Mirel. Ne kete pike i pyetur nga mediat nese bashkepunimi me PS-ne do te jete pjese e programit te punes se qeverise Berisha tha se do te beje cdo perpjekje per te punuar me te. Ndersa pyetjes nese i vjen keq qe Shqiperia nuk merr statusin Kryeministri iu pergjigj Shqiperia ideale ekziston ne eter ndersa Shqiperia reale eshte kjo qe eshte. Ajo cka na perket ne eshte qe te bejme cdo perpjekje per te shenuar hapa te rendesishem ne procesin e integrimit europian. Qeveria ime ka punuar me seriozitetin me te madh per liberalizimin e vizave dhe ajo eshte realizuar. Natyrisht ky ka qene prioritet absolut.
Vendet
Mali i Zi
Per Malin e Zi Komisioni konsideron se negociatat per anetaresim ne Bashkimin Europian duhet te hapen kur vendi te kete arritur shkallen e nevojshme te perputhshmerise me kriteret e anetaresimit dhe ne vecanti kriteret politike te Kopenhagenit qe kerkojne stabilitet te institucioneve qe garantojne vecanerisht sundimin e ligjit. Komisioni rekomandon qe Keshilli jep statusin e vendit kandidat ne Mal te Zi.
Maqedonia
Sa i perket ish-Republikes Jugosllave te Maqedonise eshte shqetesues vazhdojne te plotesohen kriteret politike. Komisioni perserit rekomandimin e tij qe negociatat per anetaresim ne Bashkimin Europian duhet te hapen. Megjithate nje vendim unanim i shteteve anetare eshte i nevojshem per te filluar negociatat. Ka nje proces negocimi nen kujdesin e OKB-se per zgjidhjen e ceshtjes se emrit. Perfundimi i saj eshte thelbesor.
Serbia
Keshilli ftoi Komisionin te paraqese opinionin e saj ne Serbi. Komisioni ka filluar te permbushe kete detyre dhe synon te paraqese opinionin e saj ne pjesen e dyte te 2011. Serbia eshte e vendosur mire per te permbushur kerkesat sipas Stabilizim-Asociimit ... dhe ... ka vazhduar bashkepunimin me Gjykaten Penale Nderkombetare per ish-Jugosllavine. Ky bashkepunim mbetet te jete nje kusht thelbesor per anetaresimin ne BE.
Bosnja dhe
Hercegovina
Pas zgjedhjeve te pergjithshme te tetorit Bosnja dhe Hercegovina kane nevoje per te formuar nje qeveri te angazhuar per te ardhmen e vendit ne BE dhe per te pershpejtuar reformat perkatese. Ne Bosnje dhe Hercegovine ka nevoje te vecante te lidhe Kushtetuten e saj me Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe per te permiresuar funksionimin e institucioneve te saj. Vendi duhet te jete ne gjendje te miratoje implementoje zbatoje ligjet dhe rregullat e BE-se.
Kosova
Procesi i decentralizimit ne Kosove ka perparuar ne menyre te konsiderueshme dhe bashkepunimi me EULEX-in eshte rritur. Megjithate te medha mbeten sfidat politike. Autoritetet duhet te sigurojne nje qasje konstruktive ndaj pjesemarrjes se Kosoves ne forumet rajonale te bashkepunimit.. Komisioni eshte i angazhuar per te nisur nje dialog per liberalizimin e vizave se shpejti. Komisioni ndihmon Kosoven per te vene ne vend kushtet e nevojshme per nje marreveshje te tregtise.
ADI SHKEMBI