E Diel, 1 Nëntor 2026

Bilanc tragjik në Siri, humbin jetën 183 persona

Në lajmin e publikuar nga mediat ndërkombëtare bëhet e ditur se 34 civilë të vrarë u gjetën në Daraja, pranë kryeqytetit Damask.

Në fakt, sipas “OSDH” në Daraja u gjetën shumë se 320 viktima, por shumica e tyre mendohet të kenë vdekur ditë më parë, gjatë një operacioni ushtarak.

Përleshjet mes rebelëve dhe forcave të regjimit të Asadit shkaktuan në total 183 të vdekur, 124 civilë, 39 ushtarë dhe 20 rebelë.

Që nga fillimi i revoltës kundër presidentit sirian, Bashar al-Assad në mars të vitit 2011-të, aktet e dhunës kanë shkaktuar rreth 25 mijë të vdekur./Start/

                                                                                             2012-08-26 10:19
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›