E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orikum, qëllohet për vdekje një peshkatar

Sipas polocisë, 45 vjeçari, baba i dy fëmijëve ka qenë duke pirë kafe në momentin, kur është thirur nga autori, e sikundër deklaron policia pasi kanë debatuar rreth 15 minuta e ka qëlluar atë me armë zjarri të tipit pistoletë dy herë.

Plumbi i parë e kapur në këmbë 45 vjeçarin, ndërsa i dyti në trup, duke i shkaktuar vdekjen, ndërkohë që autorët e krimit, ende të paidentifikuar, janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë është tentuar që ai të trasportohet në spital, por plumbat ishin fatalë. Policia ka mbërritur në vendgjarje, dhe ka kryer ekspertizat përkatëse dhe gëzhojat e gjetura në të për të verifikuar armën e përdorur.

Gjithashtu blutë kanë marrë në pyetje pronarët e lokalit ku ndodhej viktima në momentin e vrasjes, si dhe familjarë të tij, por ende nuk kanë dhënë një version zyrtar për shkaqet e saj, çka do të thotë që hetimet do të vazhdojnë.

Mësohet se 45 vjeçari, Sokol Veizi, banues në Orikum, i martuar me dy fëmijë prej kohësh punonte në sektorin e peshikimit, sikundër thonë bashkëqytetarë të tij, gjuante me dinamit./Start/

                                                                                             2012-08-26 11:38
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›