Bilanci 10-mujor qeveria tkurr shpenzimet
Ulja e deficitit buxhetor me shume sesa deshire e qeverise duket se ka qene nje ulje e detyruar pas reduktimit ne maksimum te shpenzimeve dhe uljes se te ardhurave nga TVSH-ja. Keshtu sipas treguesve fiskale te buxhetit per 10-mujorin e ketij viti rezulton nje mosrealizim i te ardhurave ne masen 40 milione dollare nderkohe qe shpenzimet jane ulur me 120 milione dollare.
Te ardhurat
Te ardhurat ne total per 10-mujorin rezultojne 2 miliard e
640 milione dollare nderkohe qe parashikimi i qeverise ishte 2 miliard e 680 milione dollare. I perkthyer ne perqindje mosrealizimi eshte rreth 2 per qind. Nderkohe qe duket se gjithe kete hendek mes te ardhurave te parashikuara dhe atyre te realizuara e ka krijuar mosarketimi nga TVSH-ja. Te ardhurat tatimore nga doganat dhe tatimet per 10-mujorin rezultojne me nje diference 24 milione dollare te parealizuara ne ndryshim nga parashikimi. Per 10 mujorin ne buxhet parashikoheshin 1 miliard e 850 milione dollare. Efektin me te madh e ka dhene mosrealizimi ne arketimin e tatimit mbi vleren e shtuar ku jane rreth 37 milione dollare me pak sesa parashikimi. Nderkohe qe realizmi nga tatimi mbi fitimin duket se ka qene nje nga te ardhurat ku eshte tejkaluar parashikimi me rreth 3 milione dollare. Nderkohe qe edhe per grupin Taksa Nacionale e te tjera ne treguesit fiskale te 10-mujorit vihet re nje realizim mbi parashikimin me rreth 19 milione dollare.
Shpenzimet
Qeveria ka ulur shpenzimet e parashikuara per 10-mujorin me plot 120 milione dollare. Te parashikuara per tu shpenzuar rreth 2 miliarde e 290 milione dollare qeveria ka vendosur qe te ule me 2 per qind shpenzimet cka rrjedhimisht eshte shoqeruar me ulje te deficitit buxhetor. Me se shumti qeveria duket se ka ulur shpenzimet korrente me 28 milione dollare. Nga ana tjeter ajo eshte kursyer edhe me shpenzimet per personalin te cilat i ka ulur me 16 milione dollare.