E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani Kujdes me borxhin publik

Ekonomia shqiptare ka pesuar rritje pozitive por megjithate borxhi publik mbetet ende i larte.

Keshtu eshte shprehur Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani ne nje konference per shtyp duke theksuar se ecuria e ekonomise ka ruajtur trendet e zhvillimit.

Sipas tij bazuar ne te dhenat e Bankes se Shqiperise aktiviteti ekonomik ka vijuar te rritet ne termat vjetor dhe stabiliteti makro-ekonomik eshte zhvilluar me tej. Fullani gjithashtu duke e cilesuar si mjaft te larte borxhin publik theksoi duhet te behet kujdes me rritjen e tij edhe ne vitet e ardhshme.

Borxhi publik eshte 60 perqind dhe ne gjykojme te ruajme vigjilencen fiskale edhe ne vitet e ardhshme theksoi Fullani.

Ai gjithashtu theksoi se buxheti i vitit 2011 duhet te bazohet mbi parashkime te kujdeshme duke analizuar edhe faktoret potencial te rrezikut.

Gjithashtu Fullani theksoi se Banka e Shqiperise ka vendosur te mos ndryshoje normen baze te interesit duke e lene ate ne kuoten e 5 perqindeshit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›