E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezultatet per nentemujorin e vitit 2010 Alpha Bank del me fitim

Tirane 24 Nentor 2010 NOA/ R. Bulku - Alpha Bank ne Greqi shpalli dje rezultatet per nentemujorin e pare te vitit 2010 duke raportuar 137.7 milion euro fitime neto. Ajo raportoi 21 te kredive nga SEE dhe 23 kontribut ne fitimet para taksave. Alpha Bank ne Shqiperi shenoi nje rritje me 10.4 ne depozita.

Depozitat arriten vleren 425 milione euro kurse kredite arriten 518 milione euro. ekspertet evidentojne se keto tregojne forcim pozicioni te kapitalit me mjaftueshmeri kapitali dhe raport baze ne nje nivel rreth 9.

Nje profil i forte likuiditeti i cili lejon reduktimin dhe perdorimin e fondeve te ECB dhe permiresim i kredive me probleme dhe perforcim ne provizione evidentojne ekspertet.

Yannis S. Costopoulos drejtor i grupit deklaroi Greqia eshte duke bere perpjekje shtese per rikthim ne rrugen e stabilitetit dhe rritjes. Ne kete konjukture te veshtire modeli yne i biznesit ka treguar qendrueshmeri nderkohe ka qene i fokusuar ne mbeshtetjen e klienteve ne Greqi dhe investimeve tona ne Europen Juglindore Shqiperi Rumani Bullgari Serbi Ukraine dhe FYROM nje rajon i nje rendesie fondamentale ne zhvillimin tone ne te ardhmen. Per te arritur kete i kemi dhene prioritet ruajtjes se kapitalit standard dhe per te mbajtur pozicionin tone te likujditetit i cili eshte nje avantazh konkurrues per tani dhe me tej.

Mantzounis drejtori i Alpha Bank deklaroi Ne kete periudhe te veshtire te ekonomise Alpha Bank ka arritur nje tjeter tremujor fitimprures. Ne kemi ndermarre nje ulje risku taktike te portofolit tone te kredive per te permiresuar me tej pozicionin tone te kapitalit dhe likuiditetit ndersa rregullorja nderkombetare rreth Basel III po merr forme nderkohe vazhdojme te mbajme veshtrimin tone ne platformen e kostove gjate gjithe vitit. Risku yne i ulet i Bilancit dhe cilesia jone e mire e pozicionit te kapitalit baze mundesojne implementimet e standardeve te reja te kapitalit.

r.b/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›