E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perseri mbi strehen e fundit te horrave

/ /

NgaFATOS LUBONJA

Lexova para disa ditesh ne Shekulli shkrimin Manipulimi i mendjeve te Ardian Klosit. Nga ai mesova se ne tekstet e mesimit te gjuhes e letersise te klases se 10 paska cudira. Klosi tregon se atje...

...ku femijeve u mesohet strategjia e te shkruarit jepen per ushtrim midis te tjerash edhe fragmente tekstesh per te cilet femijeve u kerkohet te bejne nje permbledhje. Dhe deri ketu nuk ka ndonje cudi. udia qe sjell Klosi ne shkrimin e tij ka te beje me perzgjedhjen e ketyre fragmenteve. Se bashku me nje fragment nga romani i Kadarese Gjenerali i ushtrise se vdekur ne librin ne fjale na qenkej vendosur edhe nje fragment i nje liberthi te Ardian Ndreces ku ky i kundervihet monografise se Skenderbeut te historianit zviceran Oliver Schmitt. shte nje fragment ku sic e shtjellon Klosi mes te tjerash thuhet se autori qenka nisur me synimin per te cmitizuar Skenderbeun nderkohe qe ne te vertete autori thjesht shkruan historine e Skenderbeut sipas studimeve dhe dokumenteve te tij se paskesh shkruar se e ka pasur te atin sllav cka eshte rrene sepse ai nuk e ka shkruar gje qe e paska bere te bijen e Klosit qe eshte edhe ajo nxenese e klases se dhjete ti thote te atit Nxenesit mendojne shume keq per ju te dy Schmitti dhe emri i tij jane bere per nxenesit tashme tabu.
Per ata si une qe kane lexuar librin e Schmitt por besoj se edhe per ata qe nuk e kane lexuar por qe kane minimumin e racionalitetit e te pavaresise se gjykimit zgjedhja e nje fragmenti me permbajtje te tille eshte skandaloze dhe alarmante ne shume aspekte. Se pari kjo zgjedhje me ben te ngre disa pyetje. Nuk paskemi ctu japim femijeve tane ndonje vlere me te mire sesa ato te kultures se vjeter te urrejtjes etnonacionaliste aq me teper ne nje kohe kur aspirojme te behemi pjese e shoqerive qe jetojne periudhen postnacionaliste dhe kur ne ne Ballkan jemi me te vonuarit ne kete aspekt Si ka mundesi qe femijet tane kane mbetur ne rrethimin e kultures nacional - romantike te Rilindjes qe e vinte shkencen ne sherbim te ideologjise nacionaliste cka qe fenomen i kohes edhe gjetke ne ate kohe e qe pastaj u ngurtesua keqas ne kohen e ideologjise nacional - komuniste dhe te vetizolimit te pushtetit te Enver Hoxhes Si ka mundesi qe femijet tane ashtu si ne ate kohe vazhdojne te frymezohen qe te mbajne qendrime armiqesore ndaj shkencetareve e studiuesve qe japin versionie te tjera te historise nga ato te kultures zyrtare te pushtetit ne nje kohe kur sduhet te kete me versione zyrtare te historise A do te mundin femijet tane neser pas kesaj shkolle te aftesohen per tiu qasur metodave te reja shkencore ne shkencat humane apo do te mbeten perfundimisht jashte tyre sic duket se ka mbetur Ndreca dhe autori i tekstit te gjuhes apo do te perdorin edhe ata neser ashtu si mesuesit e tyre teknikat e mashtrimit te rrenes e te manipulimit ne punimet e tyre
Ndaj ketyre pyetjeve me fjale te tjera ndaj pyetjes se cfare po ndodh ne shkolla me femijet tane pergjigja qe te vjen duke iu referuar ketij fakti eshte ne vend se tu ndertohet mendja me aftesine per te gjykuar e per te kerkuar e dashuruar te verteten po u shkaterrohet duke iu mbushur me stereotipe e klishe te stervjeteruara e me kulturen e rrenes. Dhe sic do ta shtjelloj me poshte nuk eshte thjesht e vetem ky fakt qe me shtyn te mendoj keshtu.
Pyetja tjeter qe shtrohet eshte pse ndodh kjo E ketu me duhet te kundershtoj autorin e shkrimit kur shpreh nje lloj nostalgjie per shkollen e kohes se tij. Ai thote se dekada me pare brezi yne I Klosit F.L. ne pikepamje te njohjes dhe perdorimit te gjuhes shqipe te njohjes dhe dashurimit me letersine e mire u rrit shume me i shendetshem se i sotmi duke na lene te kuptojme indirekt se ajo shkolle ishte superiore ndaj kesaj te sotmes. Nga sa degjoj pedagoge te djeshem e te sotem jo vetem gjuhen por edhe matematiken edhe fiziken edhe biologjine nxenesit e kohes se regjimit e kane mesuar me me zell se sot jo aq per shkak te teksteve sesa per shkak se rendesia qe i jepej shkolles/shkollimit ishte me e madhe dje sesa sot. Por ceshtja qe ngre fakti ne fjale megjithate nuk vjen nga diferenca midis dy shkollave por nga vazhdimesia e tyre. Fakti trondites i sjelle flet per vazhdimesine e shkolles nacional - komuniste te kohes se Hoxhes te metodave te trushpelarjes apo manipulimit te mendjeve te brishta te femijeve vecanerisht persa i perket lendeve te tilla si historia apo letersia shqipe qe jane edhe me te lidhura me instrumentet e dominimit e manipulimt te njeriut shqiptar nga elitat. Sepse kur ngre pyetjen se pse ndodh qe Ndreca shkruan ashtu apo pse autori i tekstit te gjuhes ka zgjedhur tekstin e Ndreces per te vene ne ate liber nuk mund te kemi tjeter shpjegim pervec atij se ata jane produkte te asaj shkolle e jo i asaj te Schmittit. Dhe kur them shkolle nuk kam parasysh thjesht shkollat fillore te mesme apo universitetet por nje kulture qe ka transmetuar ai regjim edhe nepermjet atyre shkollave. Dhe nuk e kam fjalen vetem per Ndrecen edhe per kete rast. Ky rast flet per politika dhe per nje elite te tere qe po dikton kulturen e vet retrograde ne shkollat tona. Madje me ne krye nje nga mesuesit dhe frymezuesit e Ndreces autorin e vendosur ne tekstin ne fjale se bashku me te Ismail Kadarene. Jo me larg se disa jave me pare ky botoi nje liber sprove letrare Mosmarreveshja ku ne kapitullin Gjergj K. Kunder Arberit i quan ata qe guxojne te thone se nena e Skenderbeut qenkej sllave renegate keshtu i ka quajtur ai me gjuhen e Enver Hoxhes tradhtaret e atdheut ne librat qe botonte asaj kohe kurse ne shqiperimet e paskomunizmit i quan rimohues si njerez qe punuakan qe te zhbehet kombi shqiptar qe inspirohen ne mos po paguhen nga serbet. Nese Fatos Lubonja ka shkruar me 1999 nje shkrim te botuar ne Courrier International ku duke shpjeguar historine shumeshekullore te marredhenieve shqiptaro-serbe thote se urrejtja e shqiptareve me serbet eshte nje produkt i nacionalizmit te shek XIX-XX nuk eshte nje produkt i kohes se Skenderbeut kur shqiptaret dhe serbet kane jetuar se bashku gati ne simbioze dhe nen identitetin e krishtere jo ate nacional aq sa nena e Skenderbeut eshte sllave per Kadarene kjo eshte ti futesh nje thike pas shpine Kosoves te thuash gjera qe i ka thene Vuk Drashkovici packa se ate e thote edhe Fan Noli. Po te lexosh cka shkruan Kadare dhe jo vetem ai per tema si kjo kupton se Ndreca nuk eshte nje rastesi por produkt i asaj kulture qe shkencen e letersise i ka vene ne sherbim te ideologjise te rrenes dhe manipulimit aq keq te kultivuar vecanerisht nga intelektualet e komunizmit. Kupton pra edhe pse kjo eshte kaq e perhapur sot tek ne kjo kulture aq sa te lind dyshimi nese keta i kane bindje keto apo i kane konformizem dhe sesa e veshtire do te jete te mbrohen femijet tane prej saj.
Problemi pra eshte se fakti i sjelle nga Klosi tregon se thelbi i shkollimit dhe kultures qe i japim femijeve tane vecanerisht persa i perket historise sone dhe gjuhes e letersise sone nuk ka ndryshuar edhe pse ndoshta kur behet fjale per tekstet ne pergjithesi formalisht mund te kene me pak indoktrinim se dje. Dhe ky thelb buron nga fakti se shkrimtaret dhe studiuesit dhe mesuesit e regjimit/eve nuk i paraprijne shoqerise me ide te reja me antikonformizem nuk guxojne ti kundervihen kultures dominante te propaganduar ne menyren me vulgare neper masat nga politikanet per ti manipuluar ato por i konformohen asaj jane ne sherbim te saj dhe pastaj ne nje rreth vicioz si gjarpri qe ha bishtin e vet lidhen me pushtetin qe te mbrojne vepren e tyre dhe e perdorin pushtetin qe te indoktrinojne pasardhesit me kulturen e vepres se tyre. Thelbi pra eshte ai i ngritjes kesisoj te nje kulture zyrtare per te cilen punon e paguhet nje elite retrograde e cila nuk i paraprin shoqerise por ecen dore per dore me pushtetin. Thelbi eshte ai i nje shkrimtare i nje shkence i nje dijeje ne sherbim te nje pushteti te sponsorizuar nga pushteti te kontrolluar nga pushteti te nje ideologjie pushteti qe sot vetequhet antikomuniste por qe ne thelb perdor te njejtat metoda te komunizmit e qe fare mire mund ta quash nacional evorpianiste por edhe katoliciste ne mjaft raste sic eshte edhe ky i Ndreces qe ne librin e tij Skenderbeun e nxjerr edhe katolik sepse keshtu i leverdis ideologjise se te sotme packa se cthote shkenca. Ky eshte problemi qe sipas meje ngre fakti i gjendur ne ate tekst mesimor.
Dhe problemi tjeter eshte se kjo kulture ka pasoja pertej edukimit te femijeve pasi retorika pseudopatriotike se kush na shkruan ndonje liber apo thote ndonje te vertete qe nuk perkon me te vertetat e te paditurve qe kane sunduar historikisht kete vend na i sherbyeka armikut serb apo grek eshte bere nje nga gjerat e padurueshme ne kete vendin tone. Sepse njerezit shohin perdite se cfare po i bejne vendit efektivisht keta patriote sot me babezine dhe me paditurine e tyre. Karakteristika e kesaj elite mu pse jeton ne simbioze me pushtetin dhe nuk lulezon dot pa te eshte qe ajo tjerr retorika nacionaliste por kur vjen puna per plaget e hapura te shoqerise te shkaktuara nga pushteti nuk hap gojen por vazhdon ti fryje tamtameve te patriotizmit te shtire. Nuk eshte rastesi qe nderkohe qe Shqiperia po rrenohet nga nje klase politika super e korruptuar keta flirtues te perjetshem me pushtetin i bien kaq shume tamtameve se kombi po rrezikohet nga ata qe thone se nena apo babai i Skenderbeut paskan qene me origjine sllave se ky vete paska qene tregtar kuajsh nga Janullatosi ne krye te Kishes Ortodokse nga myslimanet me shami apo ku di une. Shqiperia vertet po lengon por po lengon mu nga kjo kategori qe e ka kaq per zemer fjalen atdheu apo kombi shqiptar. Le te kujtojme p.sh. se Sali Berisha shkoi ne Kruje per tu thene shqiptareve se heqja e vizave ishte ngjarja me e rendesishme qe nga koha e Skenderbeut por nuk kishte sy e goje se bashku me eliten e tij qe harton keto tekste e punon neper institutet e tij per te pare se banoreve te Krujes po u merret fryma nga fabrikat e cimentos qe u ka sjelle Sali Berisha dhe sivellezerit e tij tek dera e shtepise se katastrofa ambjentale qe po i shkaktojne Krujes keta te babezitur po i ben banoret te ikin fare prej kalase se Skenderbeut. Me duket e tepert te numeroj se cfare gjemash i ka bere vendit kjo elite gjithe duke i kenduar kalase se Skenderbeut atdheut dhe maleve te Shqiperise.
Ja ky eshte problemi prandaj ajo thenia e mencur nacionalizmi eshte streha e fundit e horrave eshte e para gje qe duhet tu mesojme femijeve tane nese do te duam te ndertojme nje Shqiperi ndryshe nga kjo qe kane ndertuar nacional - komunistet deri me sot.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›