E Diel, 1 Nëntor 2026

Bilanci negativ, UEFA vijon të kërcënojë klubet

SHKRUAN: Jeton Selimi 01-04-2011 11:30

UEFA vazhdon të kërcënojë klubet në lidhje me bilancet negative, ndërsa në auditin e fundit qeveria europiane e futbollit ka zbuluar se humbjet financiare janë rritur me 50 për qind, në krahasim me një vit më parë. Drejtoi i zyrës së licencimeve në UEFA, Andrea Traversa ka bërë të ditur se më 2010 bilanci negativ i klubeve është 1.2 miliardë euro, ndërsa sipas tij situata është e rëndë te skuadrat e kampionateve më të rëndësishëm europianë. "Ne po auditojmë financat e skuadrave dhe mund të them se situata sa vjen dhe përkeqësohet. Shqetësues është fakti që situata më e keqe është te skuadrat dhe kampionatet më të mëdhenj në Europë” ka thënë Traversa, i cili ka përforcuar kërcënimet e presidentit të UEFA-s, Mishel Platini se duke filluar nga sezoni 2013-2014 asnjë skuadër që ka bilanc negativ nuk do të regjistrohet në Kupat e Europës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›