Bilbao – Schalke në Europa League

Athletic Bilbao pas eliminimit të Manchester Unitedit në Europa League do të ndeshet në çerekfinale me Schalke 04. Atletico Madrid, fitues i vitit 2010 do të luajë kundër Hannoverit në një tjetër përplasje mes skuadrave spanjolle dhe gjermane.
Kandidati i tretë i Spanjës, Valencia do të udhëtojë në Holadnë për ndeshjen e parë kundër AZ Alkmaar. Kurse, Sporting Lisbona pret në shtëpi Metalist Kharkivin e Ukrainës. Ndeshjet e para zhvillohen më 29 mars ndërsa ato të kthimit më 5 prill.
Në gjysmëfinale, do të takohen Atletico Madrid ose Hannover kundër AZ Alkmaar ose Valencia dhe Sporting Lisbona ose Metalist Kharkiv përball Schalke ose Athletic Bilbao.
Çiftet çerekfinale:
AZ – Valencia
Schalke – Athletic Bilbao
Sporting – Metalist
Atletico Madrid - Hannover