E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bilbao befason Realin, e eliminon nga Kupa e Mbretit

Në Kupën e Mbretit edhe skuadra e fundit big i thotë lamtumirë kompeticionit. Reali i Madridit është dorëzuar në “San Mames”, 1-0 përballë Bilbaos ku gjithcka është vendosur në fundin e sfidës nga një gol i shënuar nga  Berenguer. Një sfidë emocionuese e sjellë për sportdashësit në kanalin e RTSH Sport, me vendasit që ushtruan presion përballë një Reali, që nuk arriti të shfrytëzojë ato mundësi që kishte.

Kur dukej se gjithcka po shkonte drejt shtesës, është një gabim i Kasemiro që i jep mundësinë Berenguer në minutën e 89-të të lëshojë goditjen fatale, për të zhbllokuar ndeshjen, deri në atë pikë në ekuilibër total dhe për të dërguar Bilbaon në gjysmëfinale.

Në ndeshjen tjetër, Betis Sevilla dominon Real Sociedadin duke triumfuar me rezultatin 4-0: dopietë nga Juanmi Jimenez (12′ dhe 57′), penallti nga Willian José (83′) dhe goli nga Aitor Ruibal (87′).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›