Bilbil Male , 27 vite i përkushtuar në bujqesi

Bujqësia është mënyra e jetesës për Bilbil Male nga fshati Kosinë i bashkisë Përmet .Prej më shumë se 20 vitesh ai ka zgjedhur që jetesën e familjes së tij ta sigurojë nëpërmjet vreshtave për të cilat kujdeset vet. Male shprehet se, mbarimi i shkollës në sektorin e agronomis e ka ndihmuar të krijojë edhe vreshtarinë ,e cila sot ësht렠6 dynim .Përveç vreshtarisë Male ka mbjellë edhe pemë të ndryshme frutore si qershi ,pjeshkë dhe arrorë .
“Zona e Përmetit është një zonë që e do pemtarinë .Varieteti që kam mbjellë është Merlot Maqedonas .Kam rreth 27 vite me vreshtin .Ndërsa në pjesën tjetër kam mbjellë pemtore ,pjeshkë dhe qerrshi.Tani do të mbjell edhe arra turke një varietet shumë të mirë dhe që jep prodhim” .
Ai shprehet se pavarsishtë që tregëtia ka qënë disi e vështirë , përsëri e kam gjetur tregun, dhe jam i kënaqur me të ardhurat e siguruara prej shitjes së prodhimtarisë .
“prodhimin kryesishtë e bëj verë dhe raki , kam gjetur treg dhe nuk më mbëtët prodhimi ”
Ndërkohë gjatë kësaj perjudhe duke punësuar punëtor sezonal po i kryen shërbimet e nevojshme siç është punimi dhe krasitja.
Bilbil Male përvec të tjerash është i paisur edhe me nipt fermeri, duke patur mundësi që të kryej aplikimin për subvencionimin e naftes .Ai thotë se, ky vendim i qeverisë do t렠bëjë të mundur që të kursejmë më tepër para, dhe të shtojmë sipërfaqet e mbjella.