E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bild: Fiton shqiptari Bujupi…

29/04/2011  Ardian Bujupi, 18-vjeçari nga Kosova, pritet të shpallet fitues në spektaklin e njohur “Gjermania kërkon një yll”

Është një nga konkurrentët më të fortë në spektaklin e njohur “Gjermania kërkon një yll” dhe pritet të shpallet fitues i tij.

Ardian Bujupi, 18-vjeçari nga Kosova duket se i ka të gjithë shanset për të fituar në këtë garë, finalja e të cilës është më 7 maj. Të paktën kështu vëren gazeta “Bild” për kosovarin simpatik.

Nga gara në garë, ai po rritet ndjeshëm dhe shanset janë që të fitojë në fund, pasi ka fituar shumë pikë sidomos mes grave të moshuara.

Historia e Bujupit gjithashtu ka prekur shumë gjermanët. Ardiani thotë se fëmijëria e tij ka qenë shumë e vështirë. Ai bashkë me nënën duhej të arratisej nga Kosova. Ardiani jetonte në Prishtinë në kohën kur Kosova ishte pjesë e Serbisë.

Babai i tij ishte drejtues në universitet dhe ishte këshilluar nga një i afërm të arratisej pasi ishte në listën e zezë të shërbimeve sekrete serbe. Babai arratiset dhe Ardiani, që në atë kohë ishte 1 vjeç dhe nëna shtatzënë mbetën pas. Vetëm pas lindjes, ata u arratisën nga Kosova drejt Gjermanisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›