Bild: Kosova të marrë masa për ekonominë

Ministri i Jashtëm suedez Karl Bild, ka porositur autoritetet në Kosovë, që të marrin masa për situatën ekonomike në vend. "Kjo ishte detyrë shumë e rëndë që në fillim, ndërsa tani jemi në krizë ekonomike të paprecendecë gjë që e bën sfidën e Kosovës edhe më serioze"-tha Bild, në propozimin e projekteve të presidencës suedeze nga 1 korriku. "Kjo ishte detyrë shumë e rëndë që në fillim, ndërsa tani jemi në krizë ekonomike të paprecendecë gjë që e bën sfidën e Kosovës edhe më serioze"-tha Bild. Ai shtoi se nuk parasheh ndonjë komplikim shtesë në aktivitetet rreth Kosovës për shkak të mosnjohjes së pavarësisë nga 5 vende të BE-së. Ai e vlerësoi të rëndësishëm faktin se EULEX-i po përkrahet nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.