Sarkozi: Mbajtja e shamisë nuk është e mirëpritur në Francë
Presidenti francez, Nicolas Sarkozi konfirmoi sot, në një fjalim të mbajtur para senatorëve dhe deputetëve të mbledhur në Versajë, se mbajtja e shamisë, është shenjë e robërimit të grave ndaj nuk është e mirëpritur në Francë. "Mbajtja e shamisë, pëlhurë e mbajtur kryesisht në Afganistan, nuk është një shenjë fetare, por është një shenjë e robërimit të gruas", konfirmoi Sarkozi. "Këtë doja ta thosha solemnisht. Mbajtja e shamisë nuk do të jetë e mirëpritur në territorin e Republikës Franceze", shtoi ai.
"Ne nuk mund të pranojmë në vendin tonë gra të burgosura pas një veshjeje, të shkëputura nga gjithçka e jetës sociale, të privuara nga çdo identitet", shtoi ai. "Laiciteti, nuk është refuzimi i të gjitha feve. Është një princip neutraliteti dhe respekti", konfirmoi Sarkozi.