Bakojanis: Presim qëndrim të ri nga Shkupi

Ministrja e Jashtme greke Dora Bakojanis ka deklaruar se priste një qëndrim tjetër nga pala maqedonase për bisedimet për çështjen e emrit. "Ata e kanë marrë porosinë nga të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Besoj se në raundin e ri të negociatave do të vijnë me një qëndrim të ri politik, që të gjejmë një zgjidhje të pranueshme për emrin"- theksoi Bakojanis. Kryediplomatja greke ka deklaruar se mund të zhvillonte edhe një takim kokë me kohë me homologun maqedonas Antonio Milloshoski.