Mali i Zi, konfirmon rastin e parë me virusin H1N1
Mali i Zi konfirmoi rastin e parë me gripin e derrave në një pacient që vinte nga SHBA, njoftoi sot ministri malazez i Shëndetësisë. 'Pacienti studionte në SHBA. Ai erdhi me avion nga Nju Jorku nëpërmjet Mynihut', tha Miodrag Radunoviç.
Pacienti është në spital dhe gjendja e tij është në përmirësim e sipër. "Ai nuk ka temperaturë", shtoi Radunoviç.
Pacienti është në spital dhe gjendja e tij është në përmirësim e sipër. "Ai nuk ka temperaturë", shtoi Radunoviç.