E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurtishi, gol në stilin e Cristiano Ronaldos

Reshat Ibrahimi
Sulmuesi shqiptar nga Maqedonia Mensur Kurtishi, i cili me sukses po luan tek skuadra e Ligës së Parë të Austrisë ( Erste Liga ) , SC-ESV Parndorf ka shënuar edhe një gol për skuadrën e tij në ndeshjen kundër FC Lustenau, por nuk kanë arritur ta ruajnë epërsinë e krijuar deri në fund të ndeshjes. Takimi ka përfunduar me barazim 1:1. "Ishim pak të lodhur nga ndeshja me Kapfenbergun dhe për këtë arsye mendoj se nuk ia dolëm të fitojmë. Patëm raste të shumta që nuk i konkretizuam, ndërsa mysafirët nga një gjysmë rast barazuan rezultatin. Golin e shënova nga goditja e lirë prej 20 metrave. Ishte i bukur, por gëzimi do të ishte shumë më i madh sikur të fitonim ndeshjen", ka deklaruar përmes celularit Kurtishi. Ai thotë se në 20 minutat e fundit është aktivizuar edhe sulmuesi tjetër Benjamin Sulimani. "Në vend të tij ka luajtur një sulmues më shtatë lartë. Kjo ishte taktikë e trajnerit që me topa të gjatë të fitojmë ndeshjen, por nuk patëm fat. Mendoj se në ndeshjen e ardhshme kundër Austria am. do të luaj nga minuta e parë dhe sërish do të vazhdojmë të shënojmë gola. Do t'i fitojmë Austria am., ndonëse ata fituan jashtë fushe Leobenin, të cilët luajtën pa 7 titullarë", ka sqaruar më tutje Kurtishi. Pas javës së katërt SC-ESV Parndorf radhitet në pozitën e katërt me 8 pikë, dy më pak se lideri Austria Lustenau Duhet te kesh Windows Media Player per te shikuar golin. Kliko mbi linket e meposhtme 1. Mensur Kurtishi gol kunder Lustenau 4 Golat e xhiros se fundit

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›