E Diel, 1 Nëntor 2026

Bildt: Rifillimi i bisedimeve, sinjal pozitiv për të gjithë rajonin

Rifillimi i bisedimeve për anëtarësimin e Kroacisë në BE është një sinjal pozitiv për të gjithë rajonin e Ballkanit. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm suedez, Karl Bildt, vendi i të cilit mban Presidencën e rradhës së bllokut 27-anëtarësh, gjatë takimit me ministrin e Jashtëm kroat, Gordan Jandrokoviç dhe komisionerin për zgjerim Olli Rehn në Bruksel. Nga ana e tij, shefi kroat i diplomacisë tha se vendi i tij mirëpret dhe mbështet po ashtu, anëtarësimin europian të të gjitha vendeve të rajonit. Bisedimet në Bruksel përkojnë me votimin e Traktatit të Lisbonës në Irlandë, traktat ky, që në rast se do të kalojë, do të hapë përfundimisht rrugën për zgjerimin e Bashkimit Europian.
Ditën e sotme, Zagrebi zyrtar hodhi një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Europën e bashkuar, proces që qeveria synon ta mbyllë deri në korrikun e 2010-ës. Bisedimet rinisin një vit pas vetos së Sllovenisë, për shkak të konfliktit lidhur me çështjen e kufirit me Kroacinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›