E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi, Islami të gjithë kundër protestave të Ramës

Edhe Presidenti i Republikës i quan të pavend protestat e PS. Presidenti i Republikës Bamir Topi ripërsëriti qendrimin kundër bojkotit të kuvendit nga opozita. I pyetur nga gazetarët, kryetari i Shtetit nuk bëri komente mbi vendimin më të fundit të Partisë Socialiste, e cila bojkotit me kushte të Kuvendit, i ka shtuar dhe protestat popullore, por sugjeroi një rilexim të fjalimit të tij në prag të çeljes së sesionit të ri parlamentar. Në fjalimin e tij përshëndetës, për legjislaturën e 18-të të Kuvendit, Presidenti nënvizonte se
“Kuvendi i Shqipërisë ka nevojë për kontributin e menjëhershëm të të gjithë të zgjedhurve politikë.”
Një fjali e nxitur nga vendimi i opozitës për bojkot me kushte të Kuvendit. Presidenti e pa të udhës të drejtojë këtë thirrje, nisur dhe nga nevojat e vendit për reforma të guximshme për shtet ligjor dhe standarte europiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›