E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet brenda në spital mjeku radiolog, dorëzohet autori

Vritet për motive xhelozie një mjek i Spitalit të Durrësit. Ngjarja ndodhi brenda ambjenteteve të spitalit rreth orës 9 e 45 minuta të mëngjesit. Mjeku radiolog Fatmir Thaci, kishte nisur punën si çdo ditë, në këtë dhomën ku kryente vizitat me pacientët. Sot visitor i tij u bë miku i familjes i njohur si tregtar në Durrës, i cili ka nxjerrë pisoletën dhe gjakftohtë ka shtënë 6 herë mbi mjekun.
Pas krimit, autori Ali Lorja është larguar i qetë nga ky spital dhe i është dorëzuar policisë ku ka pranuar krimin. Kjo është dhoma ku ai mbahet nën mbikqyrjen e policisë gjatë kohës që jep versionin e tij përpara prokurores së çëshjtes.
“Një ngjarje e paparandalueshme”. Kështu e cilësojnë krerët e policisë ngjarjen e sotme, tek tregojnë se arshivojnë të dhëna se viktima dhe autori kanë qenë shumë miq të afërt. Të dy kërkonin të hapnin një bisnes të përbashkët dhe askush se ka menduar një krim të tillë. Një orë pas krimit, policia nëpërmjet zëdhënëses ka dhënë versionin zyrtar të krimit.
Grupi i ekspertëve kriminalë, ka arritur në një konkluzion. Kjo vrasje ka motive të dobta. Në 7 korrik të këtij viti. M Lohja, bashkëshortja e autorit, e cila punonte si infermiere në Urgjencën e Spitalit, u vetëhelmua. Një pistë kjo, ku policia po punon të zbardhë personat që kanë nxitur autorin në këtë krim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›