Bildt: Suedia e mbështet zgjerimin e BE-së me Ballkanin

Suedia e mbështet fuqishëm zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, tha sot në Beograd, ministri i jashtëm i Suedisë, Karl Bildt.
“Kjo është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për arritjen e paqes afatgjatë dhe stabilitetit në këtë pjesë të Evropës”, tha Karld Bildt, në konferencën për shtyp në Beograd, pas takimit me ministrin e jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç.
Zoti Bildt e ka uruar Serbinë për notat pozitive në raportin e Komisionit Evropian dhe ka vlerësuar se kjo është e rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Serbisë.
“Kjo vlen edhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, për Malin e Zi, Bosnjë Hercegovinën, Kosovën, dhe kuptohet, Serbinë dhe Kroacinë”, tha Bildt.