E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak: SHBA dorëzon bazën më të madhe ajrore

Ushtria amerikane i ka dorëzuar dje Qeverisë së Irakut, bazën e saj të dytë më të madhe në këtë vend.

Në bazën Balad, në pjesën veriore të Bagdadit, ishin të vendosur afro 36 mijë ushtarë dhe kontraktorë amerikanë, në kohën kur lufta në Irak kishte arritur kulmin.

Një zëdhënës ka thënë se “rreth 27500 ulje e dhe ngritje në muaj, Baladi ishte i dyti në trafikun ajror në mbarë botën në vitin 2006, pas aeroportit Hithrou në Londër”.

Kjo bazë është dorëzuar te qeveria e Irakut, me largimin e njësisë së fundit, që ishte e vendosur atje.

Sipas marrëveshjes dypalëshe, të gjithë ushtarët e Shteteve të Bashkuara do të largohen nga Iraku, deri në fund të këtij viti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›