SHBA Ngacmimi seksual i kalon caqet e politikes

Nderkohe qe kandidati republikan per president Hermen Kein vazhdon te mos perfille akuzat per ngacmim seksual ne te kaluaren e ardhmja e fushates se tij politike eshte kthyer ne fokusin kryesor te medias amerikane. Perkrahesit e tij thone se kjo ceshtje eshte shume e rendesishme dhe i kalon caqet e politikes.
Hermen Kein eshte politikani me i fundit ne nje rradhe te gjate politikanesh te njohur amerikane qe perballet me akuza te vazhdueshme per ngacmim seksual.
Ish presidenti demokrat dhe ish guvernator i shtetit Arkansa Bill Klinton ishte per vite me rradhe ne qender te nje akt-padie per ngacmim seksual nga ish punonjesja shteterore e Arkansas Polla Xhons.
Ish anetari republikan i Kongresit nga Florida Mark Folli dha doreheqjen ne vitin 2006 pasi u njoftua se u kishte derguar imelle dhe mesazhe seksuale punonjesve te perkohshem adoleshente.
Fatima Goss Graves ne Qendren Ligjore te Grave te Vendit ne Uashington thote se eshte shume e rendesishme qe votuesit ta njohin mire te kaluaren e politikanit dhe cdo akuze per ngacmim seksual. Ajo thote se kjo ceshtje shtrihet matane politikes.
Jam e interesuar te di se cili eshte reagimi ndaj ngacmimit seksual cfare mendojne punonjesit dhe politikanet se duhet bere rreth ketij problemi. Fatkeqesisht fokusi nuk eshte perqendruar ne kete aspekt.
Zonja Graves e ve theksin tek seancat degjimore para 20 vjetesh lidhur me kandidatin e athershem per ne Gjykaten e Larte tani anetar i kesaj gjykate Clarence Thomas i cili u perball me akuza per ngacmim seksual ne marredhenie pune nga Anita Hill.
Keto seanca degjimore u pasuan menjehere nga gati nje dyfishim i akuzave te zakonshme per ngacmim seksual dhe nga ligje te reja kunder diskriminimit ne vendin e punes.
Por mbeshtetesit e ketyre ligjeve thone se ato nuk jane te mjaftueshme. Lisa Matc e Shoqates Amerikane te Grave Universitare thote se ne kohe te veshtira ekonomike si tani viktimat shpesh kane frike te flasin.
Aktualisht shume gra jane te kenaqura nga fakti qe kane nje vend pune. Nese flasin hapur po te kene qene viktime e ngacmimit seksual ato rrezikojne humbjen e vendit te punes. Dhe megjithese nje hakmarrje e tille eshte e paligjshme ajo ndodh gjithnje dhe perben nje problem te madh.
Shoqata e saj sapo ka publikuar edhe nje raport te ri me hollesi rreth ngacmimit seksual dhe venies ne loje te nxenesve ne shkollat amerikane fenomene keto thote zonja Matc qe jane shnderuar ne nje epidemi. Shoqata Amerikane e Grave Universitare ka bere thirrje qe arsimi kunder ngacmimit te filloje qe ne moshe fare te re.
Persa i perket akuzave per ngacmim seksual kunder zotit Kein perkrahesit shpresojne qe akuzueset e tij te mos perballen me nje seri njoftimesh negative nga media ashtu sic ka ndodhur me pare ne raste akuzash per ngacmim seksual kunder njerzve te njohur.
Zoti Kein ka mohuar vazhdimisht akuzat kunder tij. Sipas anketave te fundit te opinionit ai vazhdon te jete gati ne krye te listes se kandidateve republikane me te preferuar vetem dy muaj para se te filloje procesi per emerimin e kandidatit republikan per ne zgjedhjet presidenciale te vitit 2012.