E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Ndahet nga jeta diplomati Ricard Hollbruk

Ricard Hollbruk dilpomati veteran i SHBA i cili shperbente si i derguar i posacem amerikan ne Afganistan dhe Pakistan vdiq dje ne moshen 69 vjecare.

Hollbruk pati nje goditje ne zemer te premten gjate nje takimi me Sekretaren amerikane te shtetit Hillari Klinton.

Ai u cua menjehere ne nje spital te Uashingtonit ku iu nenshtrua nje nderhyrjeje kirurgjikale qe zgjati rreth 20 ore per te riparuar nje carje ne arterein me te madhe te trupit qe shperndan gjakun nga zemra ne pjese te tjera te organizmit.

Ky operacion u pasua nga nje tjeter nderhyrje kirurgjikale diten e diele.

Mbremjen e djeshme Presidenti Barak Obama shperndau nje njoftim per shtypin ku thuhej se ai ishte thellesisht i prekur nga vdekja e Hollbrukut.

Ai e quajti diplomatin veteran si nje gjigand te vertete te diplomacise amerikane i cili e beri vendin e tij me te forte me te sigurt e me te respektuar.

Mengjesin e djeshem zonja Klinton u tha gazetareve se gjendja shendetesore e Hollbrukut ishte kritike.

Ajo tha se ka qene nje lume kerkesash dhe interesimi nga anembane botes per kete diplomat i cili tha ajo i ka sherbyer per thuajse 50 vjet Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Mes arritjeve kryesore te zotit Holbrook eshte ndihmesa e tij per arritjen e Marreveshjeve per Paqe ne Dajton te shtetit Ohio qe i dha fund luftes ne Bosnje.

Gjate nje deshmie te nje komisioni te kongresit vitin e kaluar i derguari i posacem ne Afgansitan dhe Pakistan mbrojti politiken e Presidentit Obama ne rajon.

Sot Presidenti Obama nuk do ta kete prane Holbrookun kur ai te takohet me keshilltaret per te vleresuar perparimin e e ketij viti ne Afganistan dhe Pakistan.

Por nje shqyrtim i pergjitihshem i strategjise pritet te behet te enjten e ardhshme.

Nen presidencen e ish Presidentit Bill Klinton Hollbruk ishte perfaqesues i SHBA ne Kombet e Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›