Bildt mirëpret pajtimin për zbatimin e marrëveshjes

Ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, ka mirëpritur pajtimin e Kosovës dhe të Serbisë me planin e zbatimit të Marrëveshjes së 19 prillit.
“Mirëpres ngrohtësisht faktin që Serbia dhe Kosova janë pajtuar për planin e zbatimit të marrëveshjes së arritur më 19 prill”, ka shkruar Bildt në rrjetin social Twitter.
Prishtina ka miratuar planin e zbatimit të premten, ndërsa Beogradi ka bërë një gjë të tillë të dielën./Indeksonline/