Zona e ish-bllokut, lulëzojnë tavolinat dhe karriget në trotuare

Edhe pse aksionet e bashkisë së Tiranës për lirimin e trotuareve kanë qënë të shpeshta, sërisht tavolinat e karriget po lulëzojnë në vendin e këmbësorëve. Menjëherë me hapjen e kohës, duket sikur lokaleve të kryeqytetit nuk i mjafton hapësira e lejuar, por duhet të shfrytëzojnë çdo pjesë të mundshme të trotuari.
Njëra nga këto zonat kur vështirë të kalohet në trotuar është ajo e ish bllokut. Për të kaluar në këto vende duhet patjetër të kapërcesh karrike dhe tavolina të cilat lokalet e ndryshme kanë nxjerrë jashtë për të plotësuar sa më shumë kërkesat e klientëve.
Nga një vëzhgim i bërë sot duket sikur është harruar ligji për ruajtjen e hapësirave publike. Zona e ish-bllokut duket sikur më e privilegjuara në lidhje me këtë rregull, ku pa problem shfrytëzohen ditët me diell për të zgjeruar aktivitetin.
Aksioni për lirimin e hapësirave publike për herë të fundit përfundoi në tetor të vitit 2011 ku edhe ishte i përcaktuar koha përfundimtare e lirimit të hapësirave të zëna .