Bileta pirate në sportelet e teatrit të Durrësit
17/04/2009 Tatimet ngrenë dyshimet për abuzim. E njëjta situatë edhe për aktivitetet e tjera kulturore për të rinj
DURRES- Prodhimi dhe shpërndarja e biletave për shfaqje të ndryshme kulturore e artistike në mjediset e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës është parë me dyshim lidhur me abuzimet në miliona lekë. Kryetari i degës së Tatimeve e Taksave në Durrës, Ilir Mandi, ka theksuar se çdo biletë, e cila nuk ka një numër serie dhe çmimin, apo të tjera elemente të sigurisë është fabrikim privat dhe i prodhuar në punishte ilegale. Në Durrës në mjedise të hapura apo të mbyllura janë zhvilluar disa aktivitete dhe shikuesit janë detyruar të paguajnë aq para se u është kërkuar ngase bileta nuk ka pasur të shënuar çmimin.
Shkelja
“Është shkelje dhe klasifikohet falsifikim ndaj duhet të ndërhyjë sa më parë institucioni që ka në varësi teatrin. Bileta në raste të tilla duhet detyrimisht të ketë çmim dhe tatohet”,-ka pohuar Ilir Mandi. Fenomeni ka së paku tre e katër vjet që vijon si i tillë. Teatri dhe Drejtoria e Institucionit të Kulturës ka varësi në bashkinë e Durrësit, por departamenti i kulturës dhe ai i taksave e tatimeve nuk kanë dhënë shpjegime. Organizatorët e festivaleve, maratonave, koncerteve, miss-eve apo edhe të filmave me metrazh të shkurtër dhe koncerteve i janë shmangur dhënies së përgjigjes. Biletat pirate madje qarkullojnë edhe brenda institucionit ngase organizatorët “kujdesen” për t’i shpërndarë gjithandej. Shembull tipik i kohëve të fundit janë dy aktivitete të organizuara, por jo të vetmit. Njëri në muajin mars dhe tjetri gjatë kësaj jave të prillit. Një trup artistësh nga Tirana në muajin mars ka dhënë për disa ditë një shfaqje. Bileta ka të shënuar në krye të saj “Shoqata për menaxhimin e Arteve dhe Kulturës” dhe më poshtë një pas një: radhën, numrin dhe datën, por jo çmimin që duhet të paguajë shikuesi, spektatori, veterani, nxënësi e kështu me radhë. Por kjo mbetet vetëm njëra anë pasi shfaqje e manifestime të tilla nga Tiranë në sallën e teatrit të Durrësit janë disi të rralla. Prej dy vjetësh në mjediset e teatrit të Durrësit zhvillohet ajo që organizatorët e kanë emërtuar “Maratona Rinore” e shkollave të mesme. Organizatorët për këtë aktivitet kanë marrë miratimin e institucionit arsimor, por nuk kanë bërë të ditur se ku prodhohen biletat dhe për ç’arsye nuk kanë çmim. Për të vajtur në kopshtin zoologjik, në hyrje, tek porta, qytetari detyrohet të paguajë biletë dhe në të është e shënuar shuma për t’u paguar, ndërsa për të hyrë në teatrin e Durrësit bileta nuk ka çmim.
BILETAT
Nxënësit e arsimit të mesëm janë detyruar të ndjekin aktivitetin madje edhe të paguajnë biletën për të parë bashkëmoshatarët. Por edhe në rastin e detyrimit pagesa për biletë ka qenë e ndryshme. Fillimisht nxënësit janë detyruar të paguajnë nga 200 lekë, në çerekfinale dhe në gjysmë finale 300 lekë, kurse finalja 500 lekë.
ABUZIMET
Në çdo shkollë së paku të mesme nxënësve u janë kërkuar nga 500 lekë deri në 1000 lekë. Por asnjë shkollë nuk ka hapur numër llogarie dhe paratë janë shpërdoruar deri në abuzim. Për të mos mjaftuar të tilla detyrime nxënës në shkolla të arsimit të detyruar e të mesëm paguajnë roje, sanitare, blejnë me paratë e tyre dyer e dritare etj. etj.