Prokuroria, dënim me burg e gjobë për grupin e Karavastasë
17/04/2009 Gani Vllazëria 8 vjet dhe 7 mln lekë, Ilia Çipi 6.5 vjet dhe 6.5 mln lekë, Altin Qatipi 5 vjet dhe 6 mln lek, por pezullim me kusht per 3 vjet, Pajmond Duro 3 vjet 500 mijë lek
Irfan Dalipaj 5 vjet 6mln lek, Mihal Shuli 5 vjet 6 mln lek, por pezullim me kusht për 3 vjet, Artur Nikolla 5 vjet 6 mln, por pezullim me kusht për 3 vjet, Edmond Torçilla 5 vjet 6mln, por pezullim me kusht për 3 vjet, Manol Xhamia 5 vjet 6mln, por pezullim me kusht për 3 vjet. Kaq është masa e dënimit e kërkuar nga Prokuroria për të pandehurit e arrestuar në Karavasta të Lushnjës. Për të pandehurit është pranuar gjykimi i shkurtuar. Janë arrestuar përgjatë operacionit të koduar “Korridori i lirë”, të akuzuar për veprat penale “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “falsifikim vulash, stampash”. Mes tyre është edhe një prift. Trafiku i klandestinëve bëhej duke u nisur nga kisha e fshatit. Prifti organizonte gjithçka së bashku me dy punonjës policie. Për një person merrej një sasi prej 2500 eurosh. Në gjykatë të pandehurit kërkuan gjykim të shkurtuar.