E Diel, 1 Nëntor 2026

elsi iken Vilas-Boas

Çelsi shkarkon trajnerin Andre Vilas-Boas, më pak se 24 orë pas humbjes që blutë e Londrës pësuan në kampionat në fushën e Uest Bromuiç. Në këtë mënyrë, pritej ajo që përflitej prej kohësh, pasi pronari i klubit, Roman Abramoviç ishte i pakënaqur nga paraqitjet e skuadrës dhe rezultatet e dobta si në Premier League ashtu edhe në Champions League.
Në një deklaratë zyrtare të klubit bëhej e ditur se “Andre Vilas-Boas nuk do të jetë më në krye të stolit të Çelsit. Bordi drejtues i klubit dëshiron të shprehë mirënjohjen për punën që trajneri ka bërë dhe zhgënjimin që marrëdhënia përfundoi kaq shpejt. Por, fatkeqësisht rezultatet dhe paraqitjet e skuadrës nuk kanë qenë aq të mira dhe nuk po shfaqeshin shenja përmirësimi në këtë moment vendimtar të sezonit”. Skuadra i është besuar Roberto Di Mateos, i cili ka marrë drejtimin e stolit deri në fund të sezonit, ndërsa një prej kandidatëve më të fort për të qenë pasardhës i Vilas-Boas, cilësohet tekniku spanjoll, Rafa Benitez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›