Aleatet e PS-së në zgjedhje

Partitë e vogla opozitare i kërkojnë Partisë Socialiste te rikandidojnë ne ato zona ku kane marre me shume vota ne zgjedhjet e shkuara. Nard Ndoka kryetar i PDK-së dhe Vangjel Dule I PBDNJ-së, dy forca politike që në zgjedhjet e 2007 ishin krah PD-së, sqarojnë për Vizion Plus, se një fakt i tillë, i bën më të fortë përballë demokratëve në zgjedhje, për shkak të njohjes së strategjisë. Por nga ana tjetër, ata janë të qartë kur i kërkojnë PS-së, të mbajnë ato zona ku aktualisht kanë përfaqësues jo vetëm në Bashki dhe komuna, por dhe në këshilltarë bashkiake, zona të cilat PS-ja edhe mund të mos jete shume potenciale për të garuar bindshëm. Një prurje e aleateve te dikurshëm te PD-së, drejt partisë Socialiste, përkthehet sipas Ndokes, ne me shume vota kundër PD-së duke përfshirë këtu sipas tij dhe parti te vogla te cilat i janë shkëputur LSI-së dhe tashme janë pjese e opozitës se Bashkuar. Por një marrëveshje brenda opozitës është vetëm shqetësimi me i vogël i këtyre partive, qe me shume i tremben standardit qe do te ofrojnë këto votime. Pas largimin të LSI-së në drejtim të mazhorances, ndryshe nga 2007, në këto zgjedhje, PDK dhe PBDNJ, do të pretendojnë të kenë me shumë vota. Ne votimet e fundit partia e Ndokes 58 mije vota e përkthyer në 22 komuna dhe 320 këshilltare bashkiake, PBDNJ mori rreth 50 mije vota, duke marrë Bashkine e Himarës, e një sërë komunash në jug të vendit ndërsa PSD jo fort e kënaqur nga përfaqshmi në zgjedhjet e shkuara, me 52 mije vota, arriti të marrë disa komuna 252 këshilltarë ne rang vendi.
Shpërndaje