E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronaldo, tani lojtar i KorinthiansitKlubi i fundit për të cilin ka luajtur ish-lojtari i Barcelonës, Interit e Realit të Madridit ishte Milani

Në vitin 2009 Ronaldo do të luajë në Brazil për Korinthiansin. Lajmi jepet nga menaxheri sulmuesit brazilian, i cili theksoi se për momentin është arritur një marrëveshje verbale. Kontrata, sipas Fabiano Farah, do të firmoset gjatë ditëve të ardhshme. Parakontrata është konfirmuar edhe nga Antonio Karlos, trajneri i klubit, që këtë vit është kthyer në kampionatin maksimal në Brazil. “Ronaldo e pranoi, di vetëm që ka pranuar, tani do të diskutojmë kohën dhe kushtet e kontratës”, - pohoi Karlos. Klubi i fundit për të cilin ka luajtur ish-lojtari i Barcelonës, Interit e Realit të Madridit ishte Milani.

E Marte, 09 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›