E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biletat për Eurovizion 2010, rekord shitjeje

Biletat për Eurovizion 2010 kanë një rekord shitjesh. Nga agjencitë e shitjes bëhete ditur se vetëm pak minuta pas hedhjes se tyre në treg janë shitur 8 mijë biletat e para për mbrëmjen finale të festivalit Eurovision 2010, që kësaj radhe do të zhvillohet në shtetin e Norvegjisë. Agjencitë lajmërojnë se për 20 minuta janë shitur thuajse 8 mijë bileta. Eurovision sivjet mbahet në Oslo, pasi fituesi i vitit të kaluar, këngëtarit Aleksandar Rubak, fitoi me interpretimin

e këngës Fairytale. Në Eurovision këtë vit do të garojnë 39 vende, duke përfshirë edhe Shqipërinë, e cila do të përfaqësohet nga këngëtarja Juliana Pasha me këngën Nuk mundem pa ty. Këngëtarja Pasha nisi turin e saj promovues për këngën në Shkup, ndërsa regjistrimin e këngës për në Eurovizion 2010 ajo do të bëjë në Angli.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›