E Diel, 1 Nëntor 2026

Skulptura Lhomme qui marche I shitet 109.4 milionë dollarë

Skulptura Lhomme qui marche I (njeri që ecën ), e artistit Alberto Giacometti, është situr gjatë një ankandi në Londër për 109.4 milionë dollarë. Alberto Giacometti, 1901-1966, ishte njëri nga artistët e rrymës së surealizëm, kurse mësimet i mori nga babai i tij piktor, Giacometti Giovanni. Ndërkohë që kjo shitje i ka thyer rekordet e shitjeve në ankande, ndërsa është blerë nga një person anonim, i cili përmes telefonit e konfirmoi shumën e blerjes.

VepraLhomme qui marche I është punuar në vitin 1961, dhe vlerësohet njëra nga imazhet më të dallueshme të artit modern. Vlera e skulpturës llogaritej të jetë nga 20 deri në 30 milionë dollarë, por ishte krijuar një garë e madhe për ta blerë këtë vepër artistike. Shitja më e madhe e një vepre artistike ishte realizuar në vitin 2004, kur një pikturë e Pikasos është shit në ankand për 104 milionë dollarë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›