Biletat, shitja e tyre edhe në treg

Organizatorët kanë siguruar se pavarësisht interesimit dhe ritmit të lartë të shitjeve, të gjithë tifozët e “vonuar”, që deri më tani nuk kanë arritur të sigurojnë një vend në stadium, mund të rikuperojnë në kohë.
“Interesimi për këtë emër të madh të futbollit botëror siç është Milani, ka qenë mjaft i madh. Tifozë nga Shqipëria, por edhe nga Kosova apo shqiptarët e Maqedonisë kanë kërkuar të jenë të pranishëm në këtë festë që shërben edhe për bamirësi”, tha shefi i zyrës së shtypit të “Taçi Oil”, Aldrin Dalipi.
“Ritmet e shitjeve kanë qenë mjaft të mëdha, megjithatë biletat do të vazhdojnë të jenë në treg edhe në ditën e ndeshjes. Të gjithë ata tifozë, që për një arsye apo një tjetër ende nuk kanë arritur t’i blejnë, do të kenë mundësi të ndjekin nga afër yjet e Milanit. Kjo ndeshje është një rast për të mos u humbur dhe interesimi i treguar nga sportdashësit e konfirmon këtë fakt”.