E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bilete ne cerekfinale kualifikohen Reali dhe elsi

Reali i Madridit dhe Celsi janë dy skuadrat e fundit që kanë sigruar një biletë për në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, duke hedhur një hap të rëndësishëm në objektivin e tyre për të fituar trofeun më të rëndësishëm të futbollit evropian për klube. Madrilenët e drejtuar nga Jose Mourinho kanë thyer tabunë me emrin Olimpik Lion, duke fituar 3-0 ndaj formacionit francez.

Barazimi 1-1 në sfidën e vajtjes nuk ka ndikuar aspak te Reali, i cili do të gjente golin e parë me Marcelon në minutën e 37-të, duke mbyllur në avantazh pjesën e parë të takimit. Me rikthimin në fushë, spanjollët do të dyfishonin rezultatin në minutën e 66-të. Benzema do të ndëshkonte ish-skuadrën e tij dhe në të njëjtën kohë do të qetësonte madrilenët. Këta të fundit do të siguronin përfundimisht fitoren me golin e tretë që mban firmën e Di Maria.

Argjentinasi do të dërgonte topin në rrjetë, duke arshivuar klualfikimin e Realit të Madridit për në çerekfinalet e Champions. Të njëjtin sukses ka shijuar Chelsea i drejtuar nga Carlo Anceloti. Formacionit londinez i ka mjaftuar fitorja 2-0 në ndeshjen e vajtjes kundër Kopenhagen, pasi në “Stanford Bridge” nuk ka mundur të shënojë në portën daneze, duke u mjaftuar në një barazim pa gola.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›