E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schuster të drejtojë Atletico Madridin?

Bernd Schuster mund të marrë drejtimin e Atletico Madridin sezonin e ardhshëm.

El Mundo Deportivo shkruan se strategu gjerman është kandidat për të pasuar Quique Sanchez Flores në Vicente Calderon në fund të sezonit.

Drejtori i Atletico, Miguel Angel Gil Marin, së fundi ishte në Stamboll ku Schuster ka qenë në drejtim të skuadrës së Besiktar, para dorëheqjes këtë javë.

Ish-trajneri i Real Madridit, Schuster, edhe në të kaluarën kishte deklaruar ambiciet e tij për të drejtuar Atleticon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›