E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi udhëton drejt Duros për ta mposhtur

Klodian Duro dhe Hamdi Salihi do përballen me njëri-tjetrin në një ndeshje mjaft të rëndësishme. Derbi i futbollistëve shqiptarë që luajnë në kampionatin austriak ka ngjallur interesim edhe në mediat vendase. Rapidi i Vjenës do të luajë kundër Lask Linz ditën e shtunë dhe do të kërkojë fitoren për t’u afruar akoma më shumë me vendin e parë, Austrinë e Vjenës, që ka pesë pikë më tepër. Hamdi Salihi në ndeshjen e parë kundër Duros këtë vit ka arritur të bëjë poker golash. Katër herë shënoi shkodrani në ndeshjen e parë që përfundoi me rezultatin 5-0. Këtë radhë Duro do kërkojë të lërë shenjë, ndërkohë që bomberi i Rapidit premton gol për të vazhduar formën e shkëlqyer që po kalon në javët e fundit. Një derbi mes shqiptarëve që premton gola e spektakël.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›