E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biliç: "I njoh pikat e dobëta të Turqisë”



Kampionati i 13-të Europian ka hyrë në fazën e nxehtë, në atë eliminimit direkt. Trajneri i Kroacisë, Slaven Biliç, por përjeton ditët të bukura të karrierës së tij. Tri ndeshje, nëntë pikë, një kohë që bilanci i Kroacisë në pjesëmarrjet e deritanishme në Europiane në vitet 1996-2004 kishte qenë: dy fitore, dy barazime, tre humbje. “Ne konsiderohemi tani si një ekip i madh dhe unë jam krenar për këta (lojtarë) të rinj”, - thotë trajneri i Kombëtares kroate. Çerkefinalja i propozon Kroacisë një 90 minutësh të nxehtë përballë Turqisë.
Biliç e ka studiuar e analizuar shumë DVD nga ndeshjet e kundërshtarit. “Taktisht dhe teknikisht janë të fortë”, - vlerëson ai turqit. “Por si të gjitha ekipet dhe ata kanë anët e tyre të dobëta, të cilat ne dëshirojmë t’i shfrytëzojmë”.

Gruaja e Bufonit: “Me seksi janë Kanavaro e Borielo”

Bashkëshortja e portierit të Kombëtares italianë, Xhanluixhi Bufonit, Maria Seredova, pohoi se dy lojtarët më seksi në ekipin kombëtar janë Fabio Kanavaro dhe Marko Borrielo, dhe jo burri i saj. Bukoroshja çeke, e cila është shpallur edhe Mis Çekia në vitin 1998, duket se e ka hedhur një sy fshehurazi të lojtarët e tjerë të kaltër. “Unë jam një tifoze e madhe dhe e ndjek ekipin kombëtar me babanë tim”, - tha Seredova për një emision italian, “Alfonso Signorini Shoë”. “Unë emocionohem për çdo pritje që Xhixhi bën, por si grua mund të pranoj se dy lojtarët më seksi në ekipin kombëtar janë në bankinë”, - tha ajo pa dashur të permendë emrat Fabio Kanavaros e Marko Borrielos. Seredova pohoi se në Vjenë në ndeshjen Spanjë-Itali do të jenë të gjitha gratë apo të dashurat e futbollisteve, si ato të Kamoranezit, Materacit, Gatuzos, por edhe të Borrielos e Barzaljit.

20 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›