E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2008, statistikat e 24 ndeshjeve



Në portalet sportive ndërkombëtare ka nisur lufta e statistikave. Thuajse të gjitha kanë publikuar të dhëna interesante për ecurinë e deritanishme të Euro 2008. “Albania” ju paraqet disa prej tyre.
GOLAT- Në 24 ndeshjet e fazës së grupeve u shënuan 57 gola, me një mesatare 2.38 gola për ndeshje. David Vija kryeson listën me 4 gola, i ndjekur nga Hakan Jakin e Lukas Podolski (secili nga 3).
PENALLTITË- Vetëm 5 penallti janë dhënë. Katër prej tyre janë shënuar, teksa nuk ka realizuar vetëm rumuni Adrian Mutu. Penalltinë e tij e priti portieri italian Xhanluixhi Bufon në barazimin 1-1, çka solli më pas edhe largimin e Rumanisë nga Europiani, dhe futjen e Italisë në çerekfinale.
GJUAJTJET- Turqit kanë gjuajtur me pak në drejtim të portës kundërshtare: vetëm 31 herë. Spanja ndohet në majë: 58 goditje. Rusi Roman Pavliçenko mban rekordin për momentin: 18 herë. Golashënueis më i mirë i Euro 2008, David Vija vetëm 11 herë.
Luka Toni është sulmuesi që ka bërë më shumë gabime në goditjet e portës: 9 të tilla.
ASISTËT- Hamit Altintop është lojtari i pasit të artë. Tre asisto të tij janë shndërruar në gola. I dyti është Eren Derdijok, me dy të tillë.
PASAT – Polaku Adam Kokoshka ka luajtur vetëm një pjesë loje, atë kundër Kroacisë, por pasat e tij kanë një koeficient krenarie: 100 për qind e pasave të tij kanë qenë të sakta. Spanjollët janë dhe “mbretërit” e pasave: 1639 të tilla, 81.33 për qind të suksesshme.
KROSIMET – Rusët janë kampionë të krosimeve. 163 të tilla në 270 minuta lojë. Në vendin e fudnit qëndron Zvicra (65).
KARTONËT- 95 herë i kanë nxjerrë kartonët e verdhë gjyqtarët. Në Portugali 2004 u dhanë 145 kartonë të verdhë pas 31 ndehsjeve. Asnjë karton verdhe e kuq, por janë dhenë 3 kartonë të kuq. Francezi Erik Abidal, gjermani Bastian Shvajnshtajger dhe portieri turk Volkan Demirel janë lojtarët e ndëshkuar.
DISTANCA E PËRSHKRUAR - Rumuni Razvan Kosiç është dhe lojtari që ka vrapuar më shumë: 12.74 kilometra. Varon Behrmai vrapo dicka aty afër 12 km. Në shifrat totale të vrapimit në tre ndeshje, rusi Sergej Semak ka vrapuar më shumë: 35.04 km. Pas tij vinë polaku Darius Dudka (34.29 km) dhe gjermani Mikael Balak (34.17). Behrami ndodhet në vendin e 8-të me 32.94 km.
SPRINTERËT – Kroati Ivica Oliç është edhe futbollisti më i shpejtë në Euro 2008. Ai ka vrapuar me një shpejtësi prej 31.76 km në orë. I dyti është holandezi Robin van Persi me 31.53 km në orë. Behrami me 30.46 km në orë renditet i 12-ti.
NDËRRIMET - Trajnerët thuajse i kanë shfrytëzuar ndërrimet e mundshme. Nga 114 të tilla të mundshme, janë kryer 136 të tilla.
MINUTAT E GOLAVE – Vetëm 4 gola janë shënuar në 15 minutat e para. Minutat më të mira janë ato 61-75 me 15 gola. Goli më i shpejtë është ai realizuar nga Luka Modriç me penallti, në minutën e 4-t në ndeshjen Austri-Kroaci (0-1). 7 gola janë shënuar në kohën shtesë.
PËRMBYSJET E REZULTATEVE – Vetëm Turqia dhe Spana kanë mund të përmbysin dizavantazhin. Turqit e bënë dy herë: kundër Zvicrës nga 0-1 në 2-1 dhe kundër Çekisë nga 0-2 në 3-2. Spanja përmbysi dizavantazhin me Greqinë nga 1-0 në 1-2.
SHIKUESIT- Stadiumet kanë qenë të gjitha të shitura. 820 mijë e 915 shikues kanë ndjekur të 24 ndeshjet, menjë mesatare prej 34 mijë e 205 shikuesish për ndeshje. Në Portugali mesatarja ishte 37 mijë e 587 shikues.

20 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›