Bilisht, bie në gropën e gëlqeres, vdes 30 vjecari
BILISHT- Një kufomë e seksit mashkull është gjetur gjatë orëve të pasdites në qytetin e Bilishtit. Kufoma është gjetur në një gropë gëlqereje në hyrje të qytetit. Policia lokale ka bërë të ditur se, trupi i viktimës dyshohet se i përket një 30 vjecari, të quajtur Petrika Pallamari, të larguar nga banesa një ditë më parë. Sipas dëshmisë së banorëve të zonës se ai është parë në gjendje të dehur duke kaluar në rrugën ku kryhen ndërtime të reja për një bllok pallatesh.
Policia raporton se viktima u gjet në orët e vona të pasdites dhe trupi që është nxjerrë nga gropa e gëlqeres me dëmtime të shumta është dërguar në morg për identifikim nga ana e familjarëve. Nga kqyrja e kufomës policia ka hedhur poshtë dyshimet fillestare për vrasje duke thënë se i riu ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale pasi ka rënë në gropën e gëlqeres.
(m.a/News24/BalkanWeb)