E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, tenton të vetëvritet në dhomat e paraburgimit 50-vjeçari

Sërish një tjetër i ndaluar ka tentuar të vetëvritet në dhomat e paraburgimit në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme kur 50-vjeçari Kristaq K. ka tentuar të vetëvritet duke prerë damarët.
Menjëherë 50-vjeçari është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë policia po heton për shkaqet e vërteta të cilat e kanë çuar 50-vjeçarin në këtë akt.
Ndërkohë pak ditë në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Durrësit, një 27-vjeçar i ndaluar për një vjedhje i dha fund jetës duke u vetëvarur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›