Shkodër, aksident në mbrëmje, plagosen 3
SHKODER- Aksident me tre të plagosur ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në Shkodër në vendin e quajtur Harku i Bërdicës. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën si shkak i shpejtësisë së madhe. Benzi me targa të Shkodrës 5758 D është përplasur me mjetin tjetër tip volzvagen me targa të Shkodrës 2939 E.
Për pasojë tre persona Azem Zagani 27 vjec, Lek Frroku 57 vjec, Skender Ymeri 52 vjec, janë plagosur si shkak i aksidentit të ndodhur. Të tre personat e plagosur janë dërguar në spitalin e Shkodrës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
(m.a/News24/BalkanWeb)