Bill Clinton takon Thaçin: Krenar për vendimet mbi Kosovën
SHBA - Kryeministri Hashim Thaçi u prit dje nga ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. "Me këtë rast, Presidenti Clinton përgëzoi kryeministrin Thaçi për të gjitha arritjet e Kosovës që nga përfundimi i luftës, shpallja e pavarësisë dhe tani në periudhën e shtet ndërtimit.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në emër të qytetarëve të Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës falënderoi Presidentin Clinton për rolin e tij vendimtar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës", thuhet në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit, shpërndarë për mediat. "Në këtë kontekst, kryeministri Thaçi theksoi se historia moderne do ta mbajë mend Presidentin Clinton, së paku për tri gjëra: së pari për udhëheqjen efikase të SHBA-ve dhe rritjen ekonomike të lartë gjatë presidencës së tij; së dyti për rolin e tij vendimtar për ndaljen e spastrimit etnik dhe genocidit në rastin e Bosnjës dhe Kosovës; dhe së treti për aftësitë e tij të rralla të komunikimit dhe të përcjelljes së mesazhve të duhura jo vetëm për qytetarët amerikanë, por edhe më gjerë. Kryeministri Thaçi e informoi Presidentin Clinton për të gjitha të arriturat e deritanishme dhe sfidat që kemi përpara, duke u fokusuar në domosdoshmërinë e integrimit të komuniteit serb, që jeton në veri të Kosovës në institucionet legjitime të Republikës së Kosovës", thuhet me tej në njoftim.
Ndërsa, Presidenti Clinton në takimin me Kryeministrin Thaçi tha se ndjehet krenar që në momentin e duhur ka marrë vendimet e duhura për t'i dhënë fund luftës në Bosnjë dhe në Kosovë. Presidenti Clinton theksoi se do të vazhdojë të mbajë fokusin e tij në zhvillimet në Kosovë dhe se do të japë ndihmën e tij në adresimin e sfidave që e presin Kosovës, duke theksuar nevojën që Kosova të konsolidojë shtetësinë e saj dhe përqëndrohet në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies sociale.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)