E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Pse Naço votoi për Elvis Çefën? Pyeteni vetë

TIRANE - Kreu i LSI-së, Ilir Meta shpjegoi mbrëmë në një emision televiziv arsyen pse nuk mori pjesë në votimin për anëtarin e ri të KLD-së. Sipas tij, u politizua procesi ndërkohë që LSI nuk kishte një vendim të paracaktuar se si do të votohej në seancë.

Z.Meta pohoi se në rastet e votimeve për sistemin gjyqësor LSI nuk merr asnjë vendim politik. Sa i përket mungesës në seancën e votimit për KLD-në, Meta tha se vajti me vonesë në seancë dhe se znj.Topalli u kishte thënë dy variante për mënyrën e votimit.

I pyetur në lidhje me votën e zotit Naço pro Elvis Cefës në Kuvend, Meta u përgjigj: “Zotin Naço, duhet ta pyesni vetë... Nëse unë do të duhet t'ju përsëris edhe një herë, ok. Por nuk ka pasur një vendim politik të LSI-së për votimin dhe nuk do të ketë sa herë që bëhet fjalë për sistemin gjyqësor.”

Duke u ndalur në zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, Meta nuk përjashtoi mundësinë që ai të zgjidhet përmes një bashkëpunimi mes PD-së dhe PS-së.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›