Bllokohet gomonia luksoze në Orikum, dyshohet për trafik droge
VLORE - Një gomone me një gjatësi rreth 9 metra është gjetur e braktisur në afërsi të portit të jahteve të zonën e Orikumit.
Sipas burimeve nga policia kufitare, gomonia është pikasur në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që në bordin e saj nuk është gjetur gjë. Menjëherë, efektivë të policisë kufitare kanë nisur punën për të verifikuar prejardhjen, për shkak të dyshimit se mjeti ujor mund të përdorej për trafik të lëndëve narkotike. Kjo është hera e parë pas një kohe shumë të gjatë që kapet një gomone me përmasa kaq të mëdha dhe luksoze.
Edhe pse tashmë gomonia gjendet e sekuestruar pranë pikës kufitare, policia nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me hetimin që po bëhet.
Thjesht deklarohet se po hetohet intensivisht se nga ka ardhur gomonia, kush e posedon atë dhe për çfarë aktiviteti të paligjshëm përdorej.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)