Bill Gates ka shpëtuar mbi 5.8 milion jetë
Themeluesi dhe ish shefi ekzekutiv i Microsoft, Bill Gates është bërë i mirënjohur për tentimet e tija për të mbledhur të holla dhe për të rritur vëmendjen drejt çështjeve të ndryshme përmes Bill and Melinda Gates Foundation.
Sipas një infografike të paraqitur së fundi, ai ka dhuruar 28 miliard dollarë qysh prej vitit 2007, që është 48% e pasurisë së tij neto. Fondacioni Gates është fokusuar në luftën kundër Malarias, duke ndihmuar vendet e pazhvilluara të kultivojnë oriz dhe në lufta tjera kundër sëmundjeve të ndryshme.
Me të vërtetë është për tu adhuruar puna e Gates pas asaj që ka arritur me Microsoft, dhe janë të rrallë njerëz të këtillë që veprojnë në këtë formë. /pcworldalbanian/