Bill Geits: është krizë, të pasurit duhet të paguajnë më shumë para
"Zoti Geits, sapo folët me nota pozitive për shpenzimet qeveritare mbi uljen e deficitit. Por nga ana tjetër, grumbullimi i borxheve kthehet në një problem më vete në të ardhme, pasi ato hua duhen shlyer. Mendoni se është me vend që ata amerikanë, të cilët fitojnë më shumë se 300 mijë dollarë në vit, duhet të paguajnë më shumë taksa nga ç‘paguajnë aktualisht? Dhe si e konsideroni temën e taksimit progresiv"?
Njeriu më i pasur në glob buzëqesh me pyetjen e bërë nga gazetari i së përditshmes italiane, "Corriere Della Sera". E nis përgjigjen me një batutë mbi faktin se gjendet në pozitën e njeriut super të pasur: "Njerëzit mund të thonë: Ke kaq shumë para. Ǒtë intereson sa rriten taksat? Dhe është e vërtetë, se përbëjnë veç një pjesë të kuadrit të përgjithshëm". Por nuk tërhiqet nga pozitat e veta: "Nuk ka dyshim që sasia e taksave që duhet të paguajnë më të pasurit duhet të shtohet. Diçka të tillë e konsideroj shumë të drejtë. Akrepi po drejtohet sërish drejt taksimit progresiv. Në një situatë krize si kjo e tanishmja, diçka e tillë është e pashmangshme. Shpenzimet për uljen e deficitit përbëjnë të vetmen rrugë përmes së cilës mund të ndalim krizën e të shpresojmë për fillimin e rritjes ekonomike. Nga ana tjetër ekzistojnë edhe mundësitë për të shtuar peshën e ngarkesave fiskale mbi ata që nxjerrin më shumë fitime. Por duhet të mbajmë mirë parasysh se ekziston një pikë përtej së cilës shtimi i taksave mbi më të pasurit nis të krijojë një problem që do të shfaqet në të ardhme. Kjo duhet bërë duke pasur parasysh që të mos kalohet ajo pikë e rrezikshme".
"Veprimet e administratës që do marrë në dorë qeverisjen në janar do jenë autoportret i shoqërisë amerikane, do të nxjerrin në pah vlerat tona dhe vullnetin që kemi për të investuar për të ardhmen", shpjegon miliarderi filantrop, i cili e konsideron "thelbësor" aprovimin e planit të investimeve, përgatitur nga presidenti i sapozgjedhur në kërkim të rizgjimit të ekonomisë dhe krijimit të vendeve të reja të punës.
"Qeveria federale duhet të marrë gjendjen në dorë e të vihet në lëvizje", thotë. Me zërin ku lexohen pak nota serioze, me shprehjen prej djaloshi të përjetshëm gjenial, me pasionin e përhershëm për çështjet të cilat i ka më shumë për zemër, babai i "Windows" e vë mbi të gjitha theksin te mundësitë që sjell përpara kjo krizë, më e rënda në njëqind vitet e fundit: "Përgjatë një recesioni ekziston gjithnjë rreziku që njerëzit të nisin të heqin vështrimin nga e ardhmja. Del në skenë prirja për sakrifikimin e investimeve afatgjata në dobi të përfitimeve të menjëhershme, që në atë çast mund të jenë vërtet të nevojshme. Për mendimin tim, u duhet dhënë të dyjave hapësira e duhur. Obama tha gjithashtu se ka ndër mend të hedhë bazat e një rritjeje ekonomike të shëndetshme e jo vetëm për terma të afërta kohore. Jam tërësisht dakord me këtë logjikë". "Por cilët janë ata sektorë ku, sipas jush, duhet investuar për interesa afatgjata?", e pyet gazetari italian. "Janë dy lloje investimesh që japin përfitime të shkëlqyera në terma të gjata kohore. Së pari janë investimet në shkencë e teknologji, që na japin në dorë instrumentet e nevojshme për zgjidhjen e problemeve më të vështira, siç janë shëndetësia, edukimi e energjia. Në rend të dytë vijnë ato që kanë të bëjnë me luftën kundër pabarazisë. Flas për ata njerëz me mundësi më të pakta për t‘u shkolluar apo minorancat etnike. Por edhe për ndihmat që kanë në vëmendje zhvillimin, përmirësimin e agrikulturës, parandalimin e sëmundjeve, promovimin e rritjes ekonomike në vendet më të varfra të globit. Të rrisësh mundësitë për zhvillimin e talentit të të rinjve, të zbutjes së varfërisë në glob, të përqendrimit te mjekësia parandaluese, përbën gjithnjë investime të mira, pavarësisht gjendjes aktuale të bilancit të tyre".
Por ndërkaq miliarderi gjen me vend të paralajmërojë. Impakti i këtyre shpenzimeve "duhet matur në vazhdimësi, duhet të jemi të sigurt se po nxjerrim maksimumin e mundshëm të përfitimit nga çdo dollar i investuar". Është pikërisht ajo që magjistari nga Siatëlli e quan "shpenzim i zgjuar".
Më pas tregon modelin e veprimit të fondacionit që ka themeluar vetë dhe që e kontrollon nga afër gjatë gjithë kohës. Ndër të paktët që ka planifikuar për të ardhmen e afërt rritje të fondeve në dispozicion: "Puna jonë në institucionet shkollore ka treguar se edhe të rinjtë më me vështirësi e më me pak avantazhe mund të arrijnë suksese e të shkëlqejnë në rast se u vihet në dispozicion mbështetja e mjaftueshme". Duke cituar dhjetëra shembuj konkretë, filantropi "fton qeverinë të bëjë vetë dallimin". Shpjegon sa i frytshëm është shpenzimi në edukim dhe se si, duke u bërë agjent reformash, bëhet e mundur edhe që vendi të dalë nga kriza edhe më i fortë nga ç‘qe përpara shpërthimit të saj.
Por, sipas një prej bijve të saj më të shkëlqyer e më fatlumë, Amerika duhet të tregohet edhe më bujare jashtë kufijve të saj, "jo aq shumë për t‘i bërë nder reputacionit të vet, por me qëllim në vetvete përmirësimin e kushteve të jetës sa më shumë individëve nëpër glob".
Sipas Bill Geits, objektivi i Barak Obamës për të dyfishuar deri në 50 miliardë dollarë brenda vitit 2012 ndihmën që u jepet shteteve të varfra për zhvillim, "është një vendim i jashtëzakonshëm dhe duhet mbështetur. Veçanërisht në këtë krizë kaq të vështirë financiare". Përse? "Pasi pabarazia është shkatërrimtare. Jo vetëm që i mban popujt në mjerim, por pasi çon dëm potencialet njerëzore, njëherësh eliminon shanset më të mira që mund të ketë një shoqëri për t‘i zgjidhur vetë problemet e plagët".