Bill Klinton lobon per SHBA-ne
Komiteti per kandidaturen e SHBA-ve ka bere te ditur se ish-presidenti Bill Klinton do te jete pjese e delegacionit qe do te prezantoje me 1 dhjetor ne Komitetin Ekzekutiv te FIFA-s ne Zyrih alternativen amerikane per organizimin e boterorit te vitit 2022.
Me behet qejfi qe vihem ne dispozicion te kombit tone per dicka kaq te rendesishme dhe domethenese per popullin amerikan sic eshte Kupa e Botes - u shpreh ish-presidenti i 42-te i Shteteve te Bashkuara. Angazhohem ne kete perpjekje pasi di forcen bashkuese te Kupes se Botes e cila sjell bashke njerez nga te gjitha moshat dhe besimet. Te njejtin besim ka edhe komiteti i kandidatures amerikane dhe mezi po presim qe kete ta shprehim para Komitetit Ekzekutiv te FIFA-s muajin tjeter. Klinton eshte pjese aktive e Komitetit qe tenton ta sjelle boterorin ne SHBA per te paren here qe pas vitit 1994 dhe ka punuar ngushte me Bordin e Drejtoreve per te ndihmuar ne promovimin e kandidatures amerikane ne mbare boten. Klintoni ka qene dhe eshte ambasadori i perkryer per alternativen tone per te organizuar Kupen e Botes ne vitin 2022 - pohoi Sunil Gulati drejtuesi i Komitetit te kandidatures se SHBA-ve. Pas prezantimit formal te kandidaturave ne diten e pare te dhjetorit Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s do te votoje te nesermen dhe do te shpalle vendet organizatore te boteroreve 2018 dhe 2022.